E ftuar në emisioni Top Show në Top Channel, Majlinda Bregu ka folur për pozicionin e saj si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, post për të cilin ndihet e nderuar.
"Pozicioni është drejtues i këshillit të bashkëpunimit rajonal, pozicion i cili është më lart se drejtori. Unë e kam për nder të mbaj këtë pozicion, por mbi të gjitha shpresoj të ndihmojë sa më shumë shqiptarët",- tha Bregu.
Sa i përket zgjedhjes së saj në këtë pozicion, ajo u shpreh se i vetmi që nuk ka takuar është kryeministri Rama, pavarësisht atyre që janë thënë deri tani.
"Shumë detaje nuk janë elegante në këtë proces. Kam takuar shumë kryeministra dhe drejtues në rajon, por i vetmi që nuk kam takuar është Kryeministri Rama", u shpreh Bregu.





