A ua ka përmendur me emër ose me funksion ish-ministrin Saimir Tahiri Kancelarja gjermane Angela Merkel ne takim?
Ja si iu përgjigj sot Rama gazetarëve pas kthimit nga Berlini:
Me kancelaren kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit, për ecurinë në 5 prioritet, në mënyrë të vecantë për ecurinë e refirmës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me vetingun që sic e dini dhe ju përbën një moment shumë të rëndësishëm dhe ka një vëmendje shumë të vecantë nga të gjithë por edhe nga Kancelaria gjermane”.
Kryeministri Edi Rama mbylli dje vizitën zyrtare në Berlin pak ditë pasi Komisioni Europian i propozoi Këshillit hapjen e negociatave me Shqipërinë.





