Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka qenë ditën e sotme i ftuar në studion e emisionit “Fan Club”, ku ka komentuar banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Të gjithë banorët janë me një maskë, vetëm kur debatojnë e heqin atë. Kam përdorur në shtëpi fjalën falsitet”, tha Keijsi për banorët.
E pyetur nga moderatorja Kiara Tito nëse edhe Ina e ka këtë maskë, ai u përgjigj:
“Jo nuk e ka. Ajo po përpiqej që të tregonte se çfarë vlerash kishte. I është bërë një gjyq moral dhe është shumë e rëndë për një femër”.
Ndërsa i pyetur nëse e sheh Inën si nënën e fëmijëve të tij, ish-banori u përgjigj se është akoma herët për të thënë këtë.
“Është shumë shpejt, jam shumë in me Inën, ka karakter të fortë, më ka mbështetur shumë dhe më ka qëndruar shumë besnike”.





