Për t’u ruajtur nga gjahtarët apo grabitqarët, kafshët kanë perfeksionuar mënyra të ndryshme për t’u bërë njësh me terrenin ku rrinë.
Një fotografe belge, duke udhëtuar në malet e Skocisë, ka shkrepur disa foto mjaft interesante.
“Në fillim dëgjova zërat e zogjve, por megjithëse po shihja rreth e përqark, nuk po arrija t’i dalloja. Më në fund i pashë. Ishin kamufluar aq shumë me gurët, ku po qëndronin, saqë ishte gati e pamundur t’i vija re. Shkrepa disa foto, e më pas kur po i laja në studio mbeta e zhgënjyer, sepse mendova se nuk kisha arritur t’i fiksoja në objektiv. Ndërsa po mendoja t’i hidhja më në fund arrita t’i shihja. Tani ju mbetet ju t’i gjeni mes gurëve”,- thotë fotografja Laurence Debailleul.





