Gjatë kësaj periudhe këngëtari Eugent Bushpepa ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së tij në Eurovizion me këngën “Mall”.
Mbrëmjen e sotme, ai është i ftuar në Top Show, ku në promon e publikuar këngëtari pyetet edhe për partneren e tij.
Ai është pyetur nëse Andia, partnerja e tij, është bërë xheloze për miqësinë e tij me këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Foureira.
“Aspak, madje u bënë shoqe”,-përfundon Genti.





