Omicron është varianti i Covid që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, është bërë e qartë se disa simptoma të Omicron janë të ndryshme nga ato të varianteve të mëparshme të Covid-19.
Njerëzit po raportojnë më pak humbje të shijes dhe nuhatjes dhe më shumë simptoma të ngjashme me të ftohtin dhe ka një simptomë në veçanti që vazhdon të shfaqet te njerëzit e infektuar me Omicron: dhimbje koke.
Të dhënat e hershme nga Britania e Madhe e rendisin dhimbjen e kokës si një nga simptomat më të zakonshme të Omicron, së bashku me rrjedhjen e hundës dhe lodhjen.
Të dhënat nga Departamenti i Shëndetit i Shtetit të Washington-it të publikuara javën e kaluar tregojnë se sa e zakonshme është dhimbja e kokës për njerëzit e infektuar me Omicron: 65% e pacientëve raportuan se kishin dhimbje koke, duke e bërë një nga simptomat më të zakonshme.
Pse Omicron mund të shkaktojë dhimbje koke? Është e rëndësishme të theksohet se dhimbja e kokës nuk është një simptomë e re e Covid-19. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) përmend dhimbjen e kokës si një nga simptomat më të zakonshme të Covid-19. Simptoma të tjera përfshijnë: temperaturë dhe ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje, lodhje, dhimbje muskujsh ose trupi, humbje të nuhatjes dhe/ose shijes, të vjella ose të përziera, diarre.
Si është dhimbja e kokës nga Omicron? Dhimbja e kokës është një term mjaft i gjerë që mund të variojë nga një dhimbje e vogël deri në migrenë. Por Dr. William Schaffner, një specialist i sëmundjeve infektive, tha për Prevention se dhimbja e kokës nga Omicron ka “më shumë gjasa të jetë ballore”, që do të thotë se ndoshta do ta ndjeni në pjesën e përparme të kokës dhe jo në pjesën e pasme.