Më shumë se një vit më parë, këngëtarja e njohur Eneda Tarifa i dha fund bashkëjetesës 18-vjeçare me muzikantin Erjon Zaloshnja. Dhe prej asaj kohe, Eneda Tarifa po shijon beqarinë e saj.
E ftuar së fundmi në "Thumb On" në RTV Ora, këngëtarja foli dhe për jetën e saj private.
E pyetur nga moderatoret nëse ajo është në një lidhje këngëtarja u përgjigj:
"Jo. Nuk dua njeri për momentin në jetën time".
Këngëtarja gjithashtu foli dhe për marrëdhënien që ka me ish-bashkëshoritn e saj.
"Marrëdhënia jonë është tepër e mirë, shoqërore. Kujdesemi për vajzën në mënyrë të barabartë dhe sigurisht në eventet e saj më të rëndësishme ne jemi atje që të dy", është shprehur Eneda duke treguar se ruan marrëdhënie të mira me ish-bashkëshortin dhe pas ndarjes.





