Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shuar zërat për një dorëheqje të mundshme nga posti. Në përgjigje të interesit të gazetarëve, Lleshaj i konsideroi zërat që flasin për dorëheqje të tij si të pavërteta.
“Nëse besoni burimet tuaja është përgjegjësi e juaj. I kam dëgjuar vonë, dhe nuk e kam zakon të komentoj lajme pa kuptim. Jam në detyrë dhe vijoj të përmbush me përgjegjësi dhe angazhim maksimal detyrën. Nuk ka asgjë të vërtetë”, u shpreh Lleshaj.





