Ky sezon ka qenë shumë i vështirë për të shmangur gripin. Aktiviteti i gripit rritet nga Dhjetori deri në Shkurt, me raste të rralla edhe nga Nëntori dhe deri në Mars. Pra, nëse e keni kaluar gripin për këtë sezon mund të ndiheni sikur të paktën jeni jashtë rrezikut.
Megjithatë shpesh nuk funksionon në këtë mënyrë. Gjatë këtyre muajve të një gripi të përhapur masivisht, mund të sëmureni nga gripi për herë të dytë.
Kjo për shkak se ka katër lloje të ndryshme të gripit: A, B, C dhe D. Gripi A dhe gripi B shkaktojnë epidemitë sezonale që prekin njerëzit në vjeshtë dhe dimër dhe ata janë të ndryshme nga njëri-tjetri.
Kur sëmureni nga një lloj i virusit të gripit, trupi juaj zhvillon një përgjigje imune që do t’ju mbrojë nga marrja e infektuar me të njëjtin grip. “Mundësia juaj për të marrë përsëri gripin e njëjtë përsëri është më e ulët”. shpjegon Denise Pate, MD, mjeke në Zyrat Mjekësore të Manhatanit. “Megjithatë, mund të infektoheni me një lloj tjetër të bakteres dhe antitrupat që keni formuar nga periudha e parë nuk po ofrojnë mbrojtje”.
Lajmi i mirë është që nëse keni kaluar një lloji gripi kjo nuk ju bën më të ndjeshëm ndaj lloje të tjerë. /tvklan.al/