Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka reaguar për herë të parë për lajmet që qarkullojnë se është kërcënuar pas operacioneve të bujshme të verës.
Gjatë një takimi me dyer të mbyllura, Dumani ka mohuar lajmet, duke thënë se nuk është kërcënuar asnjëherë.
“Nuk janë të vërteta lajmet që jam kërcënuar. Nuk jam kërcënuar asnjëherë, masat e sigurisë janë ato që kanë qenë”, sqaroi Dumani para gazetarëve.
Pak kohë më parë në media u përfol se kryeprokurori lëvizte me automjet të blinduar dhe ishin shtuar masat e sigurisë pasi ishte kërcënuar.