Dasma e tyre e bujshme në Prishtinë rreth tre javë më parë, bëri jehonë në mediat rozë shqiptare por mesa duket, komentet e shumta i kanë “marrë mësysh” Kristela Gjokën dhe këngëtarin Noga, pasi siç ka raportuar “Gazeta Express”, çifti është në prag të ndarjes. Arsyeja e një gjëje të tillë, mësohet të jetë fakti që aktorja e rubrikës “Pa Limit” në “E diell”, nuk ka pranuar që të jetojë në një shtëpi me nënën dhe dy motrat e këngëtarit.
Noga mendohet ta ketë refuzuar kërkesën e saj dhe kjo ka çuar në ndarjen e tyre, ndërkohë që aktorja është në pritje të fëmijës së tyre të parë që është një vajzë. Lajmin e ndarjes e ka përforcuar edhe vetë Noga pasi ka fshirë nga profili i tij në Instagram të gjitha fotot me bashkëshorten. Në postimin e tij të fundit, ai i bën një dedikim nënës së tij, në të cilin shkruan:
"Me qense që babai më ka vdekur do luftoj të jetoj për të dashurën nënë edhe kam pak fjal për të . Krejt qa kam për ty dashni . E shejnta Nëna ime faleminderit për gjithqka je e , vetmja në botë e në përjetsi që ke ndjenja të pastërta e të sinqerta për fëmijn tënd je ti që më mësove , qka ësht respekti edukimi je ti që më bën të jetoj i lumtur nuk ka imagjinat që e shpreh, dashurin ndaj teje qofsh e nderuar . Të përgjërohem për të gjitha"
Megjithatë, i kontaktuar nga Anabel.al, Noga e ka mohuar lajmin e ndarjes, duke u shprehur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.





