Një grua obeze ka kapur shikimet përbuzëse të njerëzve të cilët ia ngulin sytë në ambiente të ndryshme publike. Femra e shëndoshë ka fotografuar veten bashkë me njerëzit që e fiksojnë dhe pamjet i ka publikuar në faqen e saj të internetit. 

Haley Morris-Cafiero, një 37-vjeçare amerikane, shihet e ulur në restorant, duke bërë pazar ose duke shëtitur dhe në të njëjtën kohë dallohen vështrimet përbuzëse të njerëzve drejtuar asaj.

Ajo ka shkruar në faqen e saj: “Gjithmonë i kam vënë re fytyrat e njerëzve që më shikojnë dhe qeshin me format e mia.”

Për ‘Daily Mail’, gruaja deklaroi: “Mua më pëlqen shumë të ha dhe problemi është se konsumoj shumë ushqime kalorike. E kam nisur projektin në vitin 2010 dhe i kam bërë vetes mijëra foto ku në sfond duken njerëz që më shikojnë mua në mënyrë të pakëndshme.”

Haley e ka fotografuar veten anembanë botës dhe kudo ndodh i njëjti fenomen.