Padyshim që ky është një nga rastet e “policisë që duam”.
Ky punonjës policie është fotografuar në fillim të Rrugës së Kavajës në Tiranë, i cili merr për dore një të moshuar për ta kaluar në anën tjetër të rrugës.
Ky gjest është përshëndetur edhe nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili shkruan në “Facebook”:
“Gjeste të vogla, por me shumë vlerë për policinë në shërbim të qytetarit, Policia që duam.”





