29 qershor 2014 – Planeti i sapozbuluar Glis 832C”, për nga kushtet për jetesë i ngjan shumë Tokës, nga e cila është pesë herë më i madh. Duke qenë “vetëm” 16 vjet dritë larg, e bën posaçërisht interesante për shkencëtarët, por edhe për njerëzimin i cili një ditë ndoshta do ta popullojë.

Ekipi i shkencëtarëve, që drejtohet nga Robert Vitenmajer nga Universiteti i Wellsit të Ri Jugor, e ka zbuluar “Glis 832C” dhe konsideron se temperatura në të është përafërsisht sa ajo në planetin tonë.

Shkencëtarët thonë se ky planet është i pozicionuar në një largësi aq sa duhet nga ylli i vet për të pasur ujë në sipërfaqe, por edhe të mos jetë tepër nxehtë e as ftohtë për zhvillimin e jetës.

Pavarësisht se rrotullohet më shpejt rreth yllit të vet se Toka rreth Diellit, “Glis 832C” merr përafërsisht të njëjtën sasi ngrohjeje, meqë ylli i tij është bër një xhuxh i kuq, që është më i errët dhe më i ftohtë se Dielli ynë.

“Kjo e bën “Glis 832C” njërin nga tri planetët me kushtet më të afërta me ato të Tokës, por që është më i afërti. Prandaj do t’i kushtojmë më së shumti kujdes në hulumtimet tona”, ka thënë Abel Mendez Tores, drejtor i Laboratorit Planetar në Universitetin e Portorikos, citon Koha.

“Planeti ndoshta ka temperatura të përafërta me tonat, por me ndryshime të mëdha sezonale. Megjithatë, edhe pse të dhënat e para janë shpresëdhënëse duhet të bëjmë ende hulumtime , meqë ka ende shumë gjera që duhet të konstatohen para se ta shpallim të banueshëm”, thuhet në raportin shkencor.