Pak kohë më parë, këngëtarja Bebe Rexha postoi një copëz të bisedës së saj me ish-partnerin, teksa ai i vendosi në dukje peshën e shtuar, ndërkohë që më vonë deklaroi në një nga koncertet e saj që sapo ishte ndarë e po kalonte një periudhe të vështirë emocionale.

Mirëpo, së fundmi, janë krijuar aludime dhe dyshime të reja mbi jetën sentimentale të këngëtares.

Si pasojë e turneut të saj, artistja me origjinë shqiptare ka udhëtuar drejt shteteve skandinave dhe atyre baltike, ku ka performuar në Suedi dhe Lituani.

E teksa publikoi një video nga turneu i saj, Rexha në një moment shihet nën shoqërinë e një mashkulli misterioz, teksa e ka kapur për krahu.