Në një intervistë për emisionin “Prive”, Çiljeta Xhilaga ka sqaruar njëherë e mirë disa gjëra të cilat përfliten prej kohësh lart e poshtë.
Kohët e fundit më shumë se për muzikën e saj, është diskutuar marëdhënia me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën. Në gjitha daljet e tyre, asnjëri nuk e ka pranuar që janë në një lidhje, duke folur gjithmonë në mënyrë të përgjithshme por këtë herë Çiljeta ka vendosur të flasë për unazën që mban në gisht, kujt ia dedikon këngën e fundit “Pa ty jetoj” dhe për cështjet e zemrës.
“S’ka lidhje, kjo është një unazë që poshtë shkruan: “Fernando”.
“Nuk jam natyrë që jetës sime personale t’i kushtoj këngë.”
“Jeta ime private si në familje, ashtu në dashuri, vazhdon të jetë shumë e lumtur. Jam shumë e gëzuar dhe shumë e përmbushur në jetën time.”- u shpreh Çiljeta, në një intervistë për “Prive”.