Prej disa javësh në mediat rozë qarkullon lajmi se marrëdhënia disa vjeçare e Bora Zemanit dhe Vin Velit, nga e cila ata kanë edhe një fëmijë, ka marrë fund. Por, siç sqaroi gjatë ditës së sotme në emisionin ‘Wake Up’ ku ishte e ftuar moderatorja Bora Zemani, një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në të gjithë këtë histori. Vini kishte shkarkuar një program për Instagram-in që më fshiu mua por edhe njerëz të tjerë si DJ Sardi, po nuk e kuptoj përse njerëzit u morën vetëm me mua”, u shpreh duke qeshur Zemani.

Megjithatë ajo theksoi se duke pasur një familje dhe jo thjesht një lidhje, nuk i vjen aspak mirë që diskutohen gjëra të tilla.

“Dhe nuk më vjen mirë që njerëz që neve na njohin, na shohin në rrugë bashkë dhe habiten dhe thonë:‘Nuk qenkan ndarë…’”, u shpreh moderatorja e emisionit “Bar Skedina”.