Kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës për shtyp se marrëveshja e firmosur me Emiratet e Bashkuara për transformimin e portit të Durrësit nuk ka lidhje me 2000 banesat që do të ndërtohen në qytetin e Durrësit.
Sipas tij, ka lidhje me përpjekjen e vazhdueshme të qeverisë për të tërhequr këtu investitorë të mëdhenj.
“Porti i Durrësit është një port që nuk e ka më vendin aty si një port mallrash dhe jam shumë i lumtur që kemi gjetur një partner strartegjik kaq të fuqishëm dhe kuotuar ndërkombëtarisht si Emiratet e Bashkuara për ta transformuar portin e mallrave në mes të qytetit në një port turistik nga më tërheqësit e Mesdheut, kjo nuk ka lidhje me banesat. Banesat janë angazhim i princit të kurorës që kur jemi takuar atëherë dhe pastaj angazhim në konferencën e donatorëve. Ka lidhje me përpjekjen e vazhdueshme nga ana jonë për të tërhequr këtu investitorë të mëdhenj. Shpresoj ta kemi gjetur.”, u shpreh ai.





