Ministri Lleshaj është i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel përballë një paneli gazetarësh ku po komentohen zhvillimet e fundit. Ai u pyet nëse preken Agim Kajmaku, Elvis Roshi, Saimir Tahiri nga OFL?

“Nëse një person ka qenë i proceduar deri në ditën që ka hyrë ky ligj është në listë.

Nuk u kam bërë analizën këtyre nëse janë të dënuar apo të proceduar për trafik janë në këtë listë.

Tahiri është proceduar për trafik ndërkombëtar droge, por gjithsesi akoma nuk dihet nëse është i prekur apo jo”, deklaroi Lleshaj.