Tiranë, 30 korrik 2014 – Gjatë intervistës së dhënë nga Jaho Mulosmani për gazetën DITA, dy javë më parë, i akuzuari për vrasjen e deputetit Azem Hajdari deklaroi se ai e di se kush e ka vrarë deputetin socialist.
Sipas gazetës “Dita”, Mulosmani është marrë në pyetje nga prokurorët gjatë së shtunës, jo për vrasjen e Hajdarit, por për atë të deputetit Xhindi. Nje dite me pare "Panorama" shkruante se nje grup prokuroresh kishin shkuar ne fundjave ne burgun e Burrelit per te pyetur Mulosmanin per vrasjen e Hajdarit dhe te Xhindit.
Po sipas “Dita”, një burim i Prokurorisë ka deklaruar se një nga personat e hetuar për vrasjen e deputetit Xhindi është vrarë pak kohë më parë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





