Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kritikave nëse zhvillimi i zgjedhjeve të pjesshme lokale favorizon mazhorancën.
Presidenti Meta thotë se ata që favorizohen janë qytetarët, të cilët pritet të zgjedhin për kryebashkiakun e tyre 6 qytete.
Sipas Kreut të Shtetit, në këtë proces nuk ka shmangie të asnjë force politike.
“Shpresojmë të bashkëpunojmë me Maqedoninë e Veriut që të çelim negociatat me BE. Është një moment i rëndësishëm që të reflektojnë institucionet, media dhe shoqëria civile dhe njëkohësisht nga të gjithë qytetarët për procesin e votimit. Nuk ka shmangie të asnjë force politike, as të PS-së dhe as të PD-së, as LSI-së dhe asnjë force politike që përfaqësohet në Kuvendin aktual. Dhe aq më tepër është një mundësi për shoqërinë civile dhe grupet e interesit që të marrë pjesë. Mendoj të favorizuar janë qytetarët të cilët do të kenë në 6 mars të zgjedhin midis disa kandidatëve. Nuk e kishin mundësinë më 30 qershor. Përgjigje ka.
Presidenti merr informacion nga Këshilli i Ministrave dhe nga KQZ. Ju e dini që nuk ka pasur informacione, dhe Presidenti bashkëpunoi sa u tha që nuk do kishte vendim tjetër përveç asaj që dha Gjykata Kushtetuese. Prisnim që të kishte zgjedhje kudo jo vetëm në 6 qytete. Mjafton që këtë mos jua mohojmë këtyre 6 bashkive. “Lidhur me vendimin e parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit me farsën për shkarkimin e Presidentit jashtë gjithë afateve dhe logjikës së kushtetutës, vetëm se kam bërë një intervistë tek Çim Peka, mjafton për të pasur një atmosferë optimiste. Ne këtu do jemi, në histori do të hyjë 2 marsi” – tha Meta.





