Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në konferencë me gazetarët konfirmoi thirrjen në SPAK të deputetit socialist, Plarent Ndrecës. 

I pyetur nga gazetarët a i është komunikuar Ndrecës akuzë nga Prokuroria e Posaçme, Çuçi nuk e konfirmoi, ndërsa u shpreh se “nuk i di raportet e Plarent Ndrecës me drejtësinë”.

PyetjeKa qarkulluar një lajm që deputetit Plarent Ndreca i është komunikuar akuzë nga SPAK për një çështje që lidhet me rindërtimin e disa komisariateve kur ka qenë sekretar i përgjithshëm në ministrinë e Brendshme. Është e vërtetë që i është komunikuar akuza?

Çuçi: Është një informacion që mund ta merrni pranë SPAK ose drejtëpërdrejtë nga zoti Ndreca. Po, e di që zoti Ndreca ka qenë në SPAK, të tjerat janë marrëdhënie të zotit Ndreca me SPAK. Mund të them se nuk ka asnjë kërkesë nga SPAK në lidhje me deputetin Ndreca. Këtë jua konfirmoj.