Gazetari Robert Rakipllari pyeti gjatë emisionit “Opinion” kryebashkiakun e Durrësit nëse ishte e vërtetë apo jo që i është refuzuar viza amerikane.

Në përgjigjen e tij Dako tha: "Jam paraqitur pranë ambasadës amerikane bashkë me gruan dhe vajzën për të marrë vizën. Punonjësja aty nga pyeti sa shtëpi keni? Pashë gruan dhe I thashë dy. Po makina sa keni? Tre. Pastaj më tha që do të vijë pas 24 orësh, më erdhi përgjigja ‘Jo’, për fshehje të dhënash’.

Më pas nuk aplikova më sepse kisha të drejtë të aplikoja sërish pas 6 muajsh. Nuk aplikova sepse do reagonte sërish opozita.

“Nuk e di nëse do të ma jepnin tani apo jo”,- tha Dako.