Totenhem dhe Njukastëll raportohet se janë dy klube të interesuara për shërbimet e Mario Mitajt, i cili aktualisht është pjesë e Al-Itihad në huazim nga Lokomotiva e Moskës.

Për këtë ka folur vetë babai i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Lin Mitaj.

“Është shumë herë të flasim për djalin tim që largohet nga Lokomotiva. Nuk ka asgjë zyrtare nga këto klube. Diçka e mirë është se klubi ku Mitaj po luan aktualisht kanë besim tek ai dhe e aktivizojnë. Prandaj ne nuk mendojmë për asgjë tjetër, përderisa nuk ka asgjë zyrtare”, – u shpreh babai i Mitajt për Sport24 në Rusi.