"Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dasht? Hajde përgjigju, ti me dash e kapërcen dot oqeanin Sali?". Ishte kjo pyetja e kryeministrit Edi Rama drejtuar paraardhësit të tij, Sali Berisha që ngjalli dyshimet se ish-kryeministrit i është ndaluar shkelja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një fakt të tillë, Berisha e mohoi por si përgjigjet Ambasada Amerikane në Tiranë? Interesimit të Gazetës Shqiptare, zyra e çështjeve publike në DASH u përgjigj kryeredaktorit Erl Murati:

"Rastet e refuzimit të vizës që lidhen me çështje të korrupsionit të cilat Departamenti i Shtetit ka zgjedhur t’i publikoje, ndodhen këtu:

https://www.state.gov/j/inl/rls/prsrl/2018/index.htm

Siç mund ta shihni, Sali Berisha nuk është në këtë listë.

Përtej këtyre pak publikimeve, (në listë ndodhen Adriatik Llalla, Tom Doshi dhe familjet përkatëse) në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk komentojnë çështje individuale të vizave", shkruhet në përgjigjen e Scott Lueders, specialist i çështjeve publike në Byrone e çështjeve ligjore dhe trafikut të narkotikeve në DASH.