Drini Zeqo dhe Viola Spiro janë vënë në qendër të vëmendjes së lajmeve rozë, pas një puthjeje sensuale që ata kanë shkëmbyer në skenë. Rrjetet sociale u mbushën plot me thashetheme rreth tyre duke shtruar pyetjen: A janë në një lidhje Viola dhe Drini?

Njëri prej protagonistëve, Drini, ka vendosur të shuajë gjithë këto zëra duke rrëfyer të vërtetën.

“Puthja ekziston sigurisht, sikurse duket edhe në pamje. Por ajo ka të bëjë me një performancë që nuk u bë asnjëherë në skenë, por mbeti vetëm pjesë e regjistrimeve gjatë provave gjenerale. Ishte konceptuar që të ishte një kërcim, i cili të mbaronte me atë puthje, por më pas bëmë një tjetër mbyllje”, është shprehur Drini Zeqo për “Opinion.al”.