Një studim i kohëve të fundit zbuloi se në kundërshtim me atë që shumë njerëz mund të besojnë, disa njerëz janë më të gatshëm se të tjerët të falin partnerët e tyre dhe t’u japin atyre një shans të dytë, edhe nëse ata i kanë tradhëtuar.

Tradhëtia është arsyeja pse shumë çifte i japin fund marrëdhënies së tyre. Por sipas studimit, kohët po ndryshojnë dhe shumë individë janë të gatshëm t’i japin partnerit të tyre një shans të dytë.

Ekspertët shprehen se 36.9% e të anketuarve janë të gatshëm t’i falin partnerët e tyre pa asnjë kusht, 40.1% mendojnë se e ardhmja e marrëdhënies do të varet nga arsyeja e tradhëtisë. Rreth 23% e njerëzve thonë se e kanë të vështirë të rikthehen me partnerin pas ndarjes.