Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në një program televiziv, u pyet edhe për sulmet ndaj SPAK nga ana e opozitës dhe pretendimeve të Edi Ramës se ky institucion u ngrit falë vullnetit të Partisë Socialiste, duke theksuar se reforma në drejtësi u bë falë partnerëve ndërkombëtar.
“Janë të dy arkitektët e sistemit të ri. Janë të dy jo rastësisht janë atje prapë në rast se nuk del ndonjë klauzolë që ka të bëjë me hetimin e rastit tjetër. Janë të dy arkitektët e ndryshimit të sistemit dhe sistemi nuk ka të bëjë thjesht me rritjen e potencialeve të kreut të ekzekutivit që ka dalë edhe mbi Parlamentin por edhe në raport me drejtësinë. Logjika ta kërkon që në momentin kur ti rrit pushtetin politik, mbyt institucionet e tjera. Në rastin e drejtësisë kemi një moment tjetër. Institucioni i drejtësisë ka lindur dhe po forcohet.
Nuk je ti që ke bërë atë dhe po ia demonstron ushtrisë. Asambleja e Partisë Socialiste është ushtria e tij. Kush mund t’i bënte 140 deputetë? Edi Rama? I bëri partneri ynë, grupi i ambasadorëve që bënë presionin e duhur pozitiv për të bërë reformën. Po ti kthehesh votimit nuk ka ndodhur kurrë të bëhen 140 deputetë. Edhe në vitin 1997, kur të gjithë kërkonin që sa më shpejt të vinte operacioni “Alba” në kohën e trazirave doli një deputet dhe tha se nuk është dakord. Kjo është një e pavërtetë e madhe. Ai tenton të injektojë shpresë dhe besim dhe është në linjën e megalomanisë që zt.Rama e kap herë pas here sidomos kur është përpara të tijve”, theksoi ai.