Tërmetet e njëpasnjëshme me më shumë se 2300 viktima në Turqi dhe Siri kanë tronditur mbraë botën.about:blank
Për lëkundjet be forta sizmike, ka folur sot për mediat inxhinierja Luljeta Bozo, e cila tha se Shqipëria nuk duhet të jetë në panik për këto lëkundje.
Bozo deklaroi se Turqia shtrihet në një tjetër pllakë tektonike dhe lëvizja e saj nuk e prek Shqipërinë.
“Këto pllaka të tokës lëvizin në një masë viskoze dhe atje lëvizin duke shkaktuar çlirim të energjisë. Nga çlirimi i energjisë lindin rryma, të cilat lëvizin këto pllaka. Pllakat ose lëvizin, ose hipin sipër njëra-tjetërs, ose largohen. Në të gjitha rastet që ka një fenomen të tillë shkaktohet tërmet ose vullkan.
Në rastin e tërmetit në Turqi nuk duhet të jemi në panik, pasi Turqia shtrihet në një tjetër pllakë tektonike dhe lëvizja e saj nuk e prek Shqipërinë. Shqipëria shtrihet në pllakën e tokës së mesdheut, e cila preket nga tërmetet, por jo të një fuqie të tillë shkatërruese si në rastin e Turqisë.
Zona më e nxehtë në botë është ajo e Pacifikut ku ndodhin rreth 75% e tërmeteve, e cila nis nga Filipinet, Japonia dhe zona e ishujve, ndërsa zona tjetër është zona e mesdheut që nis nga Gjibraltari e vijon deri në Kaukaz. Ne jemi në zonën e Mesdheut që ndodhin rreth 25% e tërmeteve që ndodhin në botë.
Këto tërmete ndodhin në mënyrë periodike, si tërmetet që kanë fundosur Durrësin e vjetër. Nga Kalaja e vjetër 2200 vjeçare nuk mbeti asnjë nga tërmeti i djeshëm në Turqi. Shqipëria është një vend tërmetesh. Tërmetet si ai që kaloi sipas studimeve ndodhin një herë në 50 vite.about:blank
Në këtë periudhë ne kemi mundësi të marrim masat për t’u mbrojtur, së pari duke ndërtuar në truall të sigurt dhe duke mos shkelur rregulla teknike, te respektimi i distancave dhe të mospasurit afër godina me njëra-tjetrën. Ndërgjegjësimi nis përmes edukimit në mënyrën se si duhet të veprojnë në mënyrën e parë që bie tërmeti.
Duhet të qëndrojmë në vend brenda dhe të lemë derën pak të hapur, pasi në rast lëkundjesh dera nuk arrin të hapet. Ndërtimet kanë jetëgjatësinë e tyre nuk janë të përjetshme, duhet të kenë një jetëgjatësi të garantuar. Ka objekte që janë me jetgjatësi 500 vjeçare, këtu futen dhe objektet e kultit. Tërmeti mund të shkaktoj dhe dëmtim, por nëse mbetet i pariparuar ky dëmtim zmadhohet.about:blank
Njerëzit nuk duhet të jenë në panik, pasi po i kapi paniku nuk mund të veprojnë më për asgjë. Këto tërmete ne nuk i parashikojmë dot, por nëse ne vazhdojmë të jetojmë në këto zona duhet të marrim masat”, theksoi inxhinierja.