Donald Trump njihet botërisht për marrëdhëniet e tij me femrat e shumta, modelet më të famshme kanë treguar edhe publikisht se kanë kaluar një natë me Trump.
I ftuar në një emision, Trump është pyetur rreth kësaj çështjeje dhe përgjigjja që dha ishte:
“Jo nuk do të thoja se jam feminist, besoj se të thuash që unë jam feminist do të shkonte shumë larg”.
Pas kësaj, intervistuesi i tha se të jesh feminist do të thotë, gjithsesi vetëm të besosh në barazinë e burrave dhe grave. Ndërsa Trump ka vijuar: “Unë jam me gratë, jam me burrat, jam me këdo. Unë mendoj se njerëzit duhet të dalin e të bëjnë atë që ata vërtet besojnë. Dhe gratë po ecin mjaft mirë në këtë drejtim dhe unë jam i lumtur për to”.
Ai ka vijuar të flasë më tej, duke thënë se për të gratë kanë shumë rëndësi dhe se ai i respekton ato. “Unë mendoj se ne duhet të evoluojmë. Uën kam respekt të madh për gratë. Ju e shihni se unë kam rrotull shumë gra që punojnë me mua dhe i konsideroj shumë të rëndësishme”, ka thënë Trump.





