Kryeministri Edi Rama i ftuar në “News24” është pyetur nëse ndihet i shqetësuar se mund të dalin emra të tjerë ministrash apo ish-ministrash, të cilët janë të përfshirë në korrupsion.

Rama u përgjigj se nuk ndihej aspak i shqetësuar dhe shtoi se kushdo që kishte kryer veprime të kundraligjshme, duhet të merrte dënimin e merituar nga institucionet e Drejtësisë, duke përfunduar se këto veprime ishin bërë pa dijeni të qeverisë.

Pyetje: A jeni i shqetësuar se mund të dalin ministra ose ish ministra të tjerë në këtë aferë korruptive?

Rama: Nuk jam i shqetësuar se mund të dalin ministra apo ish ministra sepse për këtë e kemi bërë Reformën në Drejtësi. Kur unë e kam thënë se Reforma bëhej për drejtësi dhe as të majtë e të djahtë, nëse ka njerëz që kanë “ngjyer” gishtin për të zhbërë një proces që është në interes të vendit sigurisht duhet të marrë ndëshkimin e merituar sepse e kanë bërë mbrapa shpinës së qeverisë.