Disa ditë më parë, Top Channel hapi zyrtarisht audicionet për spektaklin e famshëm, që pritej me padurim prej disa vitesh “Big brother Vip”. Ndryshe nga sezonet e kaluara këtë herë spektakli do të bëjë pjesë të shtëpisë personazhe VIP, të cilët duhet të mësohen të jetojnë larg komoditeteve të lluksit të jetës së përditshme.
“Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj. Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme. Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambjentet ku do qendrojne te famshmit e ‘Big Brother Vip’ te edicionit te pare janë gati. Studio me e re e Top Channel, me emrin Nova është ndërtuar për spektakle të tilla madhështore”, është shkruar në postimin e “Top Channel”.
Pamjet e siguruara nga “Express Rozë” ku shihet qartë se shtepia e cila do të presë personazhet e famshëm është në përfundim e sipër, ndërsa pishina dhe dhoma e rrëfimeve është përfunduar.





