6 mars 2015 – Sarah Stage nuk është një femër e zakonshme. Modelja që shikoni në foto, besojeni ose jo, është në muajin e tetë të shtatzënisë, por nëse i shikoni barkun, nuk duket aspak se po pret një fëmijë. Ajo asnjëherë nuk e ka ndërprerë stërvitjen në palestër dhe në profilin e saj në Instagram ka postuar thuajse çdo ditë foto me veshje të ngushta ose me të brendshme për të treguar zmadhimin gradual të barkut të saj. Modelja, e cila jeton në Los Angeles, nuk e ka ndërprerë punën dhe gjatë gjithë kohës ka vazhduar normalisht me setet fotografike.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/