Dy ingredientët më të shpeshtë në guzhinë që janë kafja dhe limoni, së bashku krijojnë një pije e cila mendohet të djegë efektivisht yndyrnat e barkut, ku gjithashtu reduktojë yndyrnat përgjatë belit apo të mundësojnë humbjen në tërësi të peshës trupore.
Tani që e dimë se cfarë janë të aftë të bëjnë këta dy ingredientë le ta pergatisim.
1-Marrim një filxhan caji bosh.
2-I hedhim një filxhan kafeje të ngrohtë.
3-Më pas shtrydhim gjysëm limoni.
4-Pjesën e mbetur të hapësirës e mbushim me ujë të ngrohtë.
5-I përziejmë.
Po lëngu i limonit i konsumuar vetëm ju ndihmon?
Me siguri keni lexuar diçka në lidhje me limonin dhe ujin e vakët ju ndihmon, por është thjesht një tjetër teori pa baza. I vetmi ndryshim është se do të ndiheni më gjatë të ngopur, por nuk ndikon në ndryshimin e peshës suaj.
A është i rrezikshëm ky trend i ri i TikTok-ut?
S’keni pse ta provoni një kombinim të tillë, aq më tepër nëse keni një stomak të ndjeshëm. Nuk do t’ju vijnë asnjë përfitim nga kafja me limon dhe po, aciditeti i tepërt është i dëmshëm.