“A ju duket normale që sa herë vjen vera rrugët e Durrësit shpartallohen për “rivitalizim”??”

Kjo është pyetja që ngre urbanisti Ardian Muka në një postim në Facebook ndërsa poston disa foto në një nga rrugët e Durrësit, në të cilën po kryhen punime.

Sipas Mukës, politika amatoreske e zhvillimit të qytetit nga ana e bashkisë do t”i kushtojë orë të tëra në trafik qytetarëve, kosto për xhepat e shkundur, ndotje e rritur për ambientin.

POSTIMI I MUKËS

A ju duket normale qe sa here vjen vera rruget e Durresit shpartallohen per “rivitalizim” ??

Fotot jane nga rruga Skenderbej ,nje nga arteriet kryesore te qytetit ,e cila tani gjate veres me rritjen e numrit te mjeteve te turisteve dhe emigranteve ,do te jete nje sketerre e vertete per tu kaluar me keto punime qe po behen per ngushtimin e rruges e zgjerimin e shtrimin e trotuareve !!!

Kjo politike amatoreske e zhvillimit te qytetit nga ana e bashkise do ti kushtoje ore te tera ne trafik qytetareve ,kosto per xhepat e shkundur ,ndotje e rritur per ambjentin