Një ditë pas rishfaqjes së Lulzim Bashës në takime me qytetarët, Sali Berisha ka deklaruar se atij ja bën agjendën Edi Rama.
I pyetur nga gazetarët nëse i trembet një rikthimi të mundshëm të tij, Berisha u përgjigj: Mos bëni shaka.
Pyetje: A ju tremb rikthimi i Bashës?
Berisha: Pse më tremb ai mua. Atë po e përdor Rama, mos bëj shaka.
Ai është vegël në dorë të Ramës. Ai bën çfarë bën Rama. Mos më pyesni për axhenden e tij. ja ben Rama agjenden. Cfarë të dojë le të bëjë, nuk më intereson.