Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, thotë se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian nuk pritet të ketë ndikim për sistemin bankar shqiptar, për shkak ekspozimit të ulët që ka sistemi bankar në vendin tonë.
“Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, nuk pritet të ketë ndikim për Shqipërinë. Me këtë vend ne kryejmë vetëm 0.6% të shkëmbimeve tregtare, transaksionet me paundin janë të ulëta, numri i emigrantëve gjithashtu dhe remitancat e tyre janë në nivele relativisht të ulëta, ndërsa investitorët anglezë janë pak të pranishëm në Shqipëri”, u shpreh Guvernatori Sejko.





