Ish-kryeministri Sali Berisha, nga hyrja e Kuvendit të Shqipërisë, u pyet nga gazetarët nëse ka frikë nga SPAK pas thirrjes që i bëri kryeministri Edi Rama për ta hetuar.

Berisha tha se nuk i druhet asgjëje në tokë, madje ai u shpreh se ka një kod të pathyeshëm.

Absolutisht! Asgjëje në tokë s’i druhem sepse unë kam kodin tim të pathyeshëm”, -u shpreh ai.