I pyetur "A ka frikë presidenti nga Komisioni Hetimor?", Meta tha gjatë vizitës së sotme në Durrës se nuk është aspak i shqetësuar për nismën e mazhorancës për shkarkimin e tij.
Kreu i Shtetit, Ilir Meta deklaroi se shqetësimi i vetëm i tij është 19 tetori.
"Nuk kam asnjë shqetësim për asnjë Komisione Hetimor në Shqipëri, për asnjë gjykatë, asnjë institucion drejtësie që të gjykojë veprimet e mia. Shqetësimi im i vetëm është 19 tetori. Çfarë do iu themi shqiptarëve! Do t'iu themi që e kishte fajin Edi? Që e kishte fajin Luli dhe Mona?", deklaroi Meta.





