Arben Ahmetaj është pyetur nëse kryeministri Edi Rama është gjithashtu i përfshirë në lidhje me inceneratorët.

I ftuar në “Opinion”, Ahmetaj tha se gjithçka që po bëhet është një infrastrukturë mafioze kundër tij.

Ai nuk dha një përgjigje të prerë për përfshirjen ose jo të Ramës, por dha një mesazh.

Ish-ministri u shpreh se ndihet i “pastër” për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

Ai tha se sot ka “shumë të qartë këmbët dhe duart e përpjekjes, trupin dhe kokën, do e kem shumë shpejt”.

Blendi Fevziu: Ka bashkëpunuar për ndonjë gjë, ka pasur dijeni për çështjen e inceneratorëve?

Arben Ahmetaj: Si? Çfarë thua?

Blendi Fevziu: Po, të ketë bashkëpunuar…

Arben Ahmetaj: Jeni në vete apo jo? E para dhe mbi të gjitha, dua të bëj një sqarim. Unë kam 33 vjet që punoj dhe perceptimi është krijuar, ia kanë dalë, kanë ngritur një perceptim negativ kundër meje. Është një miks. Kjo është një infrastrukturë mafioze ndaj meje. Unë sot kam shumë të qartë këmbët dhe duart e përpjekjes, trupin dhe kokën do e kem shumë shpejt.