Në një dalje për mediet, kryeministri Rama tha se u shpreh se ka nisur procedura për largimin e ambasadores amerikane Yuri Kim.
Ai shtoi se procesi është nisur nga DASH dhe komenti nga pala shqiptare është bërë vetëm në rastin e SHBA-ve, si një shtet i veçantë.
Rama: Nuk është thyer asnjë etikë dhe procesi për zëvendësim ka nisur, siç është thënë edhe nga ministria e Jashtme. Nuk e kemi nisur ne procesin e ka nisur DASH. Amerikën e kemi të veçantë.
A ka krisje me s jush dhe ambasadores?
Rama: Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë. Kemi pasur dje një takim të gjatë, konstruktiv, miqësor, nuk ka asnjë problem.