Në konferencën për media, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë aludimet se skandali i publikimit të rrogave të qytetarëve të ketë lidhje me punën e patronazhistëve.

Ndërsa gazetarët pyetën drejtoreshën e AKSH-it për dorëheqje Rama tha se jo nuk ka lidhje me këtë gjë, pasi është njësoj si t’i kërkosh dorëheqjen ministres së Bujqësisë.

Pyetje: Periudha përkon me atë të dhënave të patronazhistëve. Pse duhet të besojmë që nuk janë patronazhistët socialistë që i kanë publikuar këto të dhëna

“SHBA-ve i dolën në rrugë të gjitha sekretet nuk di të ketë pasur ndonjë dorëheqje. As kam dëgjuar t’i kërkohet ndonjërit dorëheqje. Tjetra, AKSH-i nuk ka lidhje me këtë. Është njësoj si ti kërkosh dorëheqjen ministres së Bujqësisë. E-Albania nuk ka asnjë lidhje me sistemin e Tatimeve. Është një sistem që menaxhohet nga dy kompani, një e huaj një shqiptare, menaxhohet me një program të vetit. Qytetarët duhet të jenë shumë të qartë për këtë platforma nuk është cenuar dhe nuk ka dhënë shenja vunerabëliteti as ndaj sulmeve kibernetike. E-Albania është si kulla e kontrollit të avionëve, jo garazhi i acionëve. Sistemet janë të ndërtuara pjesë pjesë dhe të gjitha janë konstilacion. Sa i përket tjetrës ju mund të vazhdoni të fisni për patronazhistët, për kë të doni dhe sa të doni. Është e gjitha një farsë e orkestruar nga ata që i kanë përdorur ato të dhëna për veten e tyre dhe ua kanë hedhur patronazhistëve. Sa për dijeni. Janë përdorur nga ata që ua kanë hedhur patronazhistëve për t’i akuzuar se po bëjnë punën mundësuar nga përdorimi i shtetit. Kjo është shumë e ngjashme, sepse cila mund të jetë nevoja në botë, e shtetit për të bërë gjëra të tilla. Se cila është nevoja e të tjerëve do t’ua them në fund të hetimeve”,- tha Rama.