Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.

I pyetur, nëse vizita e të dërguarit amerikan Gabriel Escobar, dy ditë para 11 dhjetorit, ka një lidhje me Kuvendin që do të zhvillohet nga ish-kryeministri Berisha?

Balla ka thënë se vizita e të dërguarit amerikanë është një tur që Escobar po zhvillon në Ballkan.