- Bleona Qereti ka tërhequr sërish vëmendjen në ndarjen e çmimeve Grammy Awards, mbrëmjen e djeshme.
9 shkurt 2015 – Edhe kësaj here këngëtarja shqiptare ka marrë komente negative, madje mediat e huaja e etiketojnë Bleonën kur bëjnë pyetjen “A ka më të çmendur se Lady Gaga?”.
Ajo ka zgjedhur sërish një veshje të çuditshme shkruajnë mediat e huaja, duke harruar se çfarë është fustani. E konsideruar si Madonna shqiptare, Bleona është shfaqur në tapetin e kuq, me një veshje metali gati të blinduar, që i mbulonte vetëm pjesën e sipërme të trupit, ndërsa nga pas e ndiqte një shtëllugë e madhe prej tyli që më shumë i ngjante një bishti.
Këmbet e saj ishin tërësisht të ekspozuara, dhe mesa duket mediat e huaja kanë plotësisht të drejtë, kur thonë se “kësaj here Bleona ishte gjysmë lakuriq”.





