Gjatë vizitës së saj në portin e Durrësit, diplomatja amerikane, Yuri Kim u pyet dhe nëse ka ndonjë deputet në qytetin bregdetar që nuk duhet të kandidojë në zgjedhje.

Pyetje: Ju keni publikuar dokumentin kur flitet për emrin e Tom Doshit, po në Durrës, a ka ndonjë deputet që nuk duhet të kandidojë në zgjedhje?

Kim paralajmëroi se në fund të ditës ka diçka për të thënë.

“Jam ende duke zhvilluar bisedime për këtë pikë që është e rëndësishme, nga fundi i ditës kam për të thënë diçka”, tha ambasadorja e SHBA.