Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë të shkurtër para gazetarëve poshtë banesës së tij, pak çaste para se të nisej për në SPAK.
I pyetur nëse PD do të ketë kandidat rezervë për kryeministër, ai u shpreh se këtë variant e kërkon Rama, por se nuk ndodh asnjëherë.
Sipas tij, PD është forca politike më sovrane.
“Ai ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do t’ia djegim. Këtë don Edi Rama, nuk e caktojmë kurrë kandidatin e as kryeministrin kësaj partie. Sot është partia politike më sovrane. Ne do rikthejmë votën e lirë, rrotacionin e pushtetit dhe fitoren e opozitës”, u shpreh Berisha.