Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një komunikim me gazetarët u pyet nëse Rama ka shkelur Kodin Zgjedhor me rritjen e pagave apo shpërblimin që do u japë pensionistëve.

Ai u shpreh, “në cilësinë e komisionerit do të duhet të vlerësoj përputhshmërinë e vendimmarrjes së institucioneve në raport me kodin zgjedhur”.

Pyetje: Rama lajmëroi rritjen e rrogave, shpërndau 5 mijë lekë për pensionistët, cili është qëndrimi juaj dhe institucionit tuaj në bazë të kodit zgjedhur që thotë se 4 muaj para zgjedhjeve ndalohen të gjitha veprimtaritë në aspektin financiar?

Celibashi: Gjithsecili mund të ketë komentet e tyre të këtyre akteve të qeverisë. Në cilësinë e komisionerit do të duhet të vlerësoj përputhshmërinë e vendimmarrjes së institucioneve në raport me kodin zgjedhur. Kemi vlerësuar se ato parashikimet ndaluese janë vetëm në rast të zgjedhjeve të Kuvendit të Shqipërisë. Unë e kam një opinion edhe për këtë rast, por nuk do të zgjidhte gjë dhe nuk do ndihmonte gjë”.