Prokuroria e Përgjithshme ka mohuar të këtë një urdhër-arresti të lëshuar ndaj kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

“Nuk ka patur asnjë masë për Dakon”, shprehet këshilltari në Prokurorinë e Përgjithshme, Denion Ndrenika.

Dako është vënë së fundi në qendër të akuzave të opozitës. Kryebashkiaku i Durrësit, sipas opozitës, rezulton të jetë zbuluar në përgjimet e prokurorisë në dosjen ‘Vol-Vo 4”, në kuadër të së cilës policia ka arrestuar 34 persona. Demokratët pretendojnë se po fshihet urdhër-arresti për kryebashkiakun e Durrësit.

Në vijim, Këshilltari i Prokurorisë së Përgjithshme nuk pranoi të komentojë nëse Vangjush Dako është ose jo nën hetim në lidhje me këtë dosje.

Dje dhe sot, Lulzim Basha u shpreh se po pengohen hetimet për Dakonn dhe për këtë po shpenzohen miliona për fshehjen e urdhër-arresteve. Basha e konsideroi Vangjush Dakon si ‘peshkun e madh’ të dosjes ‘Vol-Vo4’, ndërsa u shpreh se po shpenzohen para për ta mbrojtur, e po jepen  miliona për të hequr urdhër-arrestet.