Agjencia hapësinore evropiane ka nxjerrë një foto të re të luginës Mawrth Vallis në planetin e kuq, që mund të bëhet një ditë zona e uljes së ExoMars2020.

Ajo është lugina më e madhe në Mars dhe shkencëtarët thonë se mund të ketë qenë e banuar më shumë se 3.6 miliardë vite më parë.
Mawrth Vallis është 600 km e gjatë dhe më shumë se 1.6 km e thellë.

Kohë më parë sasi të mëdha uji kalonin në atë zonë.