3 qershor 2014 – Mustaqe të 'çmendura', mjekra të pushëzuara dhe baseta të skalitura në mënyrë të përkryer kanë qenë pjesë e konkursit për mjekrën më të mirë. Konkursi, i cili mbahet që prej viteve 1900, është përshëndetur në 'Lojërat Olimpike' të botës së mjekrës.

Garuesit kanë hyrë në njërën nga 17 kategoritë, duke treguar krijimet e tyre, përfshirë lloje të ndryshme të stilit të mjekrës si 'Mustaqet Angleze' dhe 'Mjekër në stil të lirë'. Konkursi kishte edhe një seksion 'Dali' në homazh të piktorit spanjoll, i cili mbante mustaqe të çuditshme.

Konkurrentët pjesmarrës në Kampionatin Botëror të Mjekrës janë të lejuar të skalitin dhe perfeksionojnë qimet e tyre të fytyrës me produkte të flokëve dhe kapëse flokësh, por janë të ndaluar që të shtojnë qime artificiale.

Juria për vlerësimin e tyre përveç mjekrës bazohen edhe në paraqitjen e përgjithshme të konkurrentëve, stilit dhe personalitetit të tyre. Kompeticioni i ardhshëm do të mbahet në Portland, Oregon, më 25 tetor të këtij viti.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/